Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka mirëpritur në takim sportistin Ajan Krasniqi nga Hoça e Vogël, të cilit i dha mirënjohje për arritje kulmore në sportin “Taekwondo”, për përkushtimin dhe për rezultatet gjatë garave në Kampionatin Zviceran, si dhe për promovimin e vlerave kombëtare në mërgim. Kryetari Latifi tha se, të rinjtë si Ajani na bëjnë krenarë kudo nëpër botë, prandaj, mirënjohja për ne është një mënyrë për të treguar vlerësimin tonë të thellë për përpjekjet dhe për sukseset e tyre. Ne do të vazhdojmë t’i mbështesim dhe t’i inkurajojmë në çdo hap të rrugëtimit të tyre!