Kryetari Latifi, ka pritur në takim vëllezërit Adri dhe Nuri Bugari të bijtë e dëshmorit Abdullah Bugari

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka pritur në një vizitë të veçantë vëllezërit Adri dhe Nuri Bugari, të bijtë e bashkëveprimtarit të hershëm në përpjekjen e fshehtë kundër pushtuesit serb dhe luftëtarit të radhëve të para të UÇK-së, që ra trimërisht dëshmor, më 17 korrik të vitit 1998, në betejën e ashpër për Rahovecin, Abdullah Bugari. Bashkë me Nuriun dhe Adrin ishte edhe Shyqeri Shala, po ashtu bashkëluftëtar. Adri dhe Nuriu, me punën e tyre të mirë e cilësore, kanë bërë emër të mirë në tërë rajonin e Linzit të Austrisë, e që tashmë janë shembull dhe rrëfim suksesi në Ansfelden, përmes punishteve të njohura: “Karosserie-Lackierung” dhe “Autobugari”. Kryetari Latif tha se ndihem më i plotësuar dhe i gëzuar kur shoh se si ecin përpara me punë e me djersën e ballit djemtë e dëshmorëve, siç janë dy vëllezërit mërgimtarë Adri dhe Nuriu, të bijtë e dëshmorit Abdullah Bugari.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Rahovecit ka shpallur listën e përfituesve të subvencioneve në Rini dhe Sport

Komisioni vlerësues i Komunës së Rahovecit në mbështetje të nenit 24 të Ligjit për Vetëqeverisjen …