Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka pritur në takim zëvendësambasadorin e Suedisë në Prishtinë, z. Henrik Riby. Kryetari Latifi e ka njoftuar ambasadorin me zhvillimet, projektet dhe performancën e lartë në komunën e Rahovecit. Ambasada e Suedisë është njëra nga donatoret në grantin e performancës dhe përkrahjen e shumë proceseve në Kosovë. Kryetari Latifi e ka falënderuar për vizitën dhe për mbështetjen e dhënë për Komunën e Rahovecit.