Kryetari Latifi ka pritur në vizitë bashkëluftëtarin e tij, kryetarin e OVL të UÇK-së për rajonin e Dukagjinit, Avdyl Mushkolaj

Kryetari i komunës së Rahovecit,  Smajl Latifi, ka pritur në vizitë bashkëluftëtarin e tij, aktualisht Kryetar i OVL të UÇK-së për rajonin e Dukagjinit Avdyl Mushkolaj! Me këtë rast kryetari Latifi e ka falënderuar kryetarin e OVL të UÇK-së Avdyl Mushkolaj për vizitën e tij si dhe kanë diskutuar për të gjitha çështjet që po i preokupon qytetarët e Rahovecit dhe gjithë Kosovës. Respekt për gjithë atë që ju keni bërë e bëni për lirinë, atdheun dhe kombin!, ka thënë ndër të tjera kryetari Latifi. Kryetari i OVL të UÇK-së Avdyl Mushkolaj ka thënë: Kam nderin qe sot në një takim vëllazëror të vizitoi një njeri me vlera Kombëtare e intelektuale, njeri me një përkushtim të jashtëzakonshëm për të mirën e qytetarëve, njeri që din ta çmoi secilin dhe ti qëndroi afër të gjithë atyre që kanë nevojë në ç’do kohë kryetarin e komunës së Rahovecit,  Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu vizitoi Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare

Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu i shoqëruar nga drejtori i Shëndetësisë dhe …