Kryetari Latifi ka pritur në zyrën e tij të riun nga Rahoveci Habib Vuçitërna

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka pritur në zyrën e tij të riun nga Rahoveci, Habib Vuçitërna i cili po ushtron sportin e boksit me shumë sukses në Austri ku edhe jeton. Habib Vuçitërna është një talent i fushës së boksit i cili ka zhvilluar disa ndeshje brenda dhe jashtë Kosovës. Habibi është bokser i peshave të rënda dhe në vitin 2020, gjatë muajit gusht pritet ta ketë një organizim të boksit profesional dhe amator në Palestrën “Mizahir Isma” në qytetin e tij të lindjes, në Rahovec. Si i tillë premton shumë dhe do të vazhdojë të na bëj krenar si shumë të rinj e të reja.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …