Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, me bashkëpunëtorë, kanë pritur për vizitë ministrin e Ministrisë së Mbrojtjes, z.Armend Mehaj. Pas vlerësimit të gjendjes faktike nga reshjet e fundit në komunën e Rahovecit, ekipet e FSK-së, pritet që të ndërhyjnë me makineri të cilat do të bëjnë hapjen e disa kanaleve dhe vijave për të pasur shkarkime më të papenguara të ujërave në Drinin e Bardhë. Kryetari Latifi e ka falënderuar ministrin Meha dhe ekipet e FSK- së për vizitën dhe përkrahjen!