Kryetari Latifi ka qëndruar për vizitë në QKMF” Fahredin Hoti”- Rahovec dhe QMF-të në Ratkoc dhe Krushë të Madhe

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i shoqëruar nga Nënkryetari Fatmir Iska, drejtori i DSHMS-së Samir Mustafa, drejtori i Inspektoratit Besnik Hoti dhe drejtori i DBPZHR-së Berat Duraku, kanë qëndruar për vizitë në QKMF” Fahredin Hoti”- Rahovec dhe QMF-të në Ratkoc dhe Krushë të Madhe, për të shqyrtuar situatën në komunën e Rahovecit dhe për t’u informuar rreth përgatitjeve që janë bërë për t’u ballafaquar me COVID- 19(CORONAVIRUSI). Nga drejtori i QKMF-së Jusuf Korenica dhe koordinatori i cilësisë Qazim Cana, kryetari Latifi është informuar se DSHMS ka ngritur në nivel të lartë gatishmërinë për t’u ballafaquar me raste eventuale të Coronavirusit, pas shfaqjes së tij, tashmë edhe në vendet përreth Kosovës. Komuna e Rahovecit, përkatësisht DSHMS-ja, së fundmi ka planin operativ duke caktuar edhe vendin për ngritjen e një karantine e cila në rast nevoje, do të përdoret me qëllim të menaxhimit të rasteve të ekspozuara ndaj virusit, sipas nevojës. Masa tjera shtesë që kanë për qëllim parësor mbrojtjen e punëtorëve shëndetësor dhe të shërbimeve të tjera për mbrojtjen e popullatës do të ndërmerren që nesër për furnizime me material shpenzues dhe mbrojtës. Në disa nga shkollat e komunës së Rahovecit, tashmë kanë filluar të mbahen edhe ligjërata me temën: “Masat mbi Coronavirusin” për të informuar nxënësit për historinë e këtij virusi dhe masat parandaluese të tij, po ashtu ekipet mjekësore nga QKMF- Rahovec tashmë janë vendosur në pikën kufitare në Morinë për të kontrolluar këdo që ka udhëtuar në vendet e prekura nga Coronavirusi. Sikur kemi mësuar nga përvoja e shteteve tjera, përmasat e një epidemie si kjo e Coronavirusit nuk mund të parashikohen asnjëherë me saktësi dhe kjo na kërkon të jemi sa më të përgatitur. Në këtë përpjekje të përbashkët, nuk ka vend për panik, por gjithsesi ka vend për më shumë kujdes. Duke e kuptuar seriozitetin e situatës, ju bëjë thirrje që pa frikë, por me kujdes të shtuar të jemi maksimalisht të përkushtuar dhe të ruajmë shëndetin e njëri-tjetrit! Ka thënë kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …