Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi në nderim të muajit të bekuar të Ramazanit, ka shtruar iftar të organizuar, tashmë tradicional, për Këshillin e Bashkësisë Islame të Kosovës, dega në Rahovec dhe për besimtarë e miq të ftuar nga komuna.
“Sonte, në nderim të muajit të bekuar të Ramazanit, shtrova iftar të organizuar, tashmë tradicional, për Këshillin e Bashkësisë Islame të Kosovës, dega në Rahovec dhe për besimtarë e miq të ftuar nga komuna jonë.
Në muajin e Ramazanit, besimtarët ndajnë me njëri-tjetrin jo vetëm bukën, por edhe vlerat e solidaritetit, të mirëkuptimit dhe të sakrificës.
Falënderoj prijësit e BIK-ut në Rahovec dhe të gjithë besimtarët e devotshëm, që promovojnë paqen dhe bashkëjetesën ndërfetare në komunën tonë!
Ju pastë bërë mirë iftari!
Agjërim dhe lutje të pranuara! Ka shkruar në llogarinë e tij në facebook, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.