Ashtu siç janë planifikuar, takimet me qytetarë janë mbajtur edhe këtë të enjte. Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i ka zhvilluar takimet me qytetarë, për ti dëgjuar dhe diskutuar bashkë ankesat, kërkesat dhe vërejtjet e tyre, duke i ofruar atyre zgjidhje në kuadër të kapaciteteve që ka Komuna.