leoni

Kryetari Latifi ka takuar ministren e MINT, znj. Rozeta Hajdari

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka takuar ministren e MINT, znj. Rozeta Hajdari, ku kanë bashkëbiseduar për investimet në Zonën Ekonomike – Parkun Industrial në Opterushë. Kryetari Latifi tha se nga ministrja Hajdari mora konfirmimin, se MINT do ta përkrahë me 1, 5 milionë € këtë projekt të rëndësishëm për biznese, zhvillim ekonomik dhe punësim. Pra, sipas marrëveshjes së mirëkuptimit për bashkëfinancim, të nënshkruar me MINT,  Ministria e Industrisë, ndërmarrësish dhe Tregtisë përkrah me 1, 5 milionë €, ndërsa komuna e Rahovecit me 300 mijë €. Ky investim kap vlerën, gjithsej: 1, 8 milionë €. Investimet në këtë zonë agro-industriale janë të një rëndësie të veçantë, prandaj falënderojmë MINT dhe KIESA si dhe ministren znj. Rozeta Hajdari, për gatishmërinë dhe përkrahjen e dhënë për të plotësuar synimin tonë të kahmotshëm. Komuna e Rahovecit është zonë e rëndësishme ekonomike, agrare dhe industriale, e cila sjell përfitime financiare për qytetarët tanë si dhe për buxhetin e Republikës së Kosovës. Prandaj, konsiderojmë se investimet në zonën ekonomike – Parkun Industrial në Opterushë, janë hap i rëndësishëm për ekonominë e komunës së Rahovecit në përgjithësi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …