leoni

Kryetari Latifi ka takuar operatorët ekonomik që kanë kontrata me komunën e Rahovecit

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, bashkë me nënkryetarin Fatmir Iska, ekipin e tij dhe menaxherët e projekteve, ka takuar operatorët ekonomik që kanë kontrata me komunën e Rahovecit për realizimin e projekteve të ndryshme, qofshin ato infrastrukturore apo shërbime, që janë në të mirë të qytetarëve. Kryetari Latifi ka kërkuar nga ana e tyre të respektojnë kontratat dhe afatet e parapara për realizimin e projekteve. Përsëriti faktin se, nga dita në ditë kontrolli në realizimin e projekteve po rritet, andaj kërkoi kujdes të shtuar pasi që nuk ka pasur e as që do të ketë kompromis për projektet të cilat nuk kanë cilësinë e duhur. Projektet duhet të realizohen ashtu siç edhe kërkohet në kontratë dhe cilësia duhet të jetë e lartë si dhe ju ka kërkuar secilit prej tyre që të rrisin dinamikën e punëve.

Mund të jetë një imazh i 9 persona dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …