Kryetari Latifi ka takuar ushtarakët e KFOR-it, të cilët po shërbejnë në Republikën e Kosovës

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, në vigjilje të përvjetorit të 24-të (14 qershor) të çlirimit të Rahovecit, ka takuar ushtarakët e KFOR-it, të cilët po shërbejnë në Republikën e Kosovës. Kryetari Latifi ka bërë një foto të bukur me bashkëkombësit e tij, Nënkolonel Pëllumb Hidri dhe Kapiten Ernest Selmani nga Ushtria e Republikës së Shqipërisë dhe Nënkolonel Emre Sumer nga Ushtria e Republikës së Turqisë. Mirënjohje dhe respekt për angazhimin dhe shërbimin tuaj, ka thënë kryetari Latifi!

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …