Kryetari Latifi ka takuar zyrtarët e KRU “Gjakova”

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë, takoi z. Visar Hasi, drejtor teknik dhe z. Meriton Zika, zyrtar ligjor në KRU “Gjakova”, si dhe z. Visar Korenica, deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, me të cilët bisedoi për çështje konkrete të investimeve në Komunën e Rahovecit. Po ashtu, në këtë takim u diskutua për rritjen e bashkëpunimit dhe të bashkëfinancimit të projekteve, ku ka probleme të furnizimit me ujë të pijshëm. Nga KRU “Gjakova”, kryetari Latifi ka marrë garanci se e gjithë zona e shërbimit në Komunën e Rahovecit, do të furnizohet me ujë të pijshëm, si dhe do të vazhdohet me investime në projekte të reja.

Mund të jetë një imazh i 6 persona

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …