Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, në një postim të tij në facebook ka uruar të gjithë mësimdhënësit me rastin e 7 marsit, ai ndër të tjera ka thënë: Shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin tim të lartë ndaj mësuesve, nxënësve dhe të gjithë atyre që derdhën mundin, djersën e gjakun për ngritjen, edukimin, arsimimin e brezave dhe përparimin e kombit tonë shqiptar, si dhe ju uroj 7 Marsin – Ditën e Mësuesit!