Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtorë kanë vazhduar debatin me qytetarët e fshatrave Kramovik, Guri të Kuq dhe Mrasor, për t’ju ofruar mundësi qytetarëve të Komunës së Rahovecit për të diskutuar dhe paraqitur prioritetet komunale për vitet 2022-2024.
Kryetari Latifi ka kërkuar angazhim të përbashkët edhe për të ardhmen, sepse vetëdijesimi i qytetarëve për të qenë pjesë e proceseve vendimmarrëse tashmë është dëshmuar se është praktika më e mirë. Është e drejtë e secilit qytetar të Komunës së Rahovecit të jetë pjesë e agjendës, përmes pjesëmarrjes aktive e duke debatuar për problemet ose prioritetet me karakter të përgjithshëm, të cilat prekin interesin e qytetarëve, qoftë në qytet apo në fshatra.