Kryetari Latifi ka vizituar bizneset në Ratkoc

Në kuadër të vizitave që po ju bënë bizneseve, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtorë ka qëndrua në Ratkoc. Biznese të vogla, të mesme e të mëdha, prodhuese e shërbyese, tregtare e zejtare i pritën për të bashkëbiseduar rreth bashkëpunimit të deritanishëm në mes bizneseve dhe institucioneve komunale si dhe planeve për të ardhmen. Në fillimi kryetari Latifi vizitoi Qendrën Grumbulluese të Qumështit, “Pashtriku-N”, me pronar Naser Morinën, më e madhja në komunën e Rahovecit, e që kooperon me mbi 400 fermerë, nga të cilët grumbullohen mbi 5 milionë litra qumësht brenda një viti. “Xoni Metal”, ishte ndalesa e radhës, një veprimtari biznesore me traditë në këtë zonë, e cila merret me përpunimin e metalit. “Ratkoci Plast”, fabrika për punimin e dyerve dhe dritareve, gjithashtu është një rrëfim suksesi tash e 20 vite në tregun vendor si dhe atë evropian. Supermarketi “Dani – H”, është njëri nga bizneset me traditë të kësaj zone, i cili zanafillën e tij e ka nga njeriu i mirë e punëtor i madh, i ndjeri Dinë Hoti, e që po vazhdohet suksesshëm edhe nga vëllezërit dhe djali Ardit Hoti. Në supermarketin e njohur “Dani”, kryetari Latifi u mirëpritë nga pronari Lulzim Krasniqi, i cili udhëheq me shumë sukses biznesin e tij dhe numëron 10 punëtorë. Vizitë ju bë edhe Restaurant “Dollari”, një biznes familjar i cili përkundër dëmit që kishte pësuar nga një incident, ka arritur të rikthehet fuqishëm. Frizer “Ermali”, ishte ndalesa e fundit në ditën e djeshme, një biznes ky i cili ka 5 të rinj të punësuar. Kryetari Latifi ka thënë me këtë rast se është kënaqësi kur sheh nga afër punën e palodhshme që po bëjnë punëtorët e vyer të Komunës së Rahovecit dhe kontributin e tyre të pashoq për ekonominë tonë! Mirënjohje dhe respekt për punën e tyre dhe mikpritjen!

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe këpucë

Mund të jetë një imazh i 3 persona, mjekër dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …