Kryetari Latifi ka vizituar bizneset në Xërxë

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka vizituar bizneset në Xërxë, ku ka takuar “Vëllezërit Kabashi”, një emër i njohur për prodhimin e dyerve dhe dritareve të plastikës në Rahovec e më gjerë, si dhe fabrikën e prodhimeve të plastikës “To-ni”, me pronar Bajram Hoti, që operon nga viti 1986. Edhe kjo kompani bën eksport në shtetet e jashtme, sidomos për tregun gjerman dhe zviceran. Në Rahovec është rritur shumë zhvillimi i bizneseve prodhuese dhe eksportuese si rezultat edhe i lehtësirave të shumta që janë bërë në vitet e fundit në të bërit biznes. Komuna e Rahovecit është dhe do të jetë aleati kryesor i bizneseve, ka thënë kryetari Latifi.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …