Kryetari Latifi ka vizituar biznesin OSA TERMOSISTEM

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka vizituar njërin nga bizneset më të mëdha në komunën e Rahovecit, OSA TERMOSISTEM. Kryetari Latifi ka pa nga afër punën e jashtëzakonshme që bëhet në këtë kompani. Nga Arian Osa, u informuan për sukseset, sfidat dhe vështirësitë që po përballen. Kryetari Latifi tha se, u gëzuam me investimet e dukshme të bëra në këtë kompani, në pajisje moderne, në pajisje digjitale e në robotikë. Kjo kompani është tregim i suksesit, jo vetëm në komunën tonë, por edhe jashtë vendit, duke eksportuar 28% të prodhimeve. Kënaqësi kur sheh ndryshimet pozitive dhe arritjet e kësaj sipërmarrjeje e cila po punon shumë, po i trajton me dinjitet punëtorët dhe po avancon dukshëm në modernizim dhe standarde në cilësi të prodhimeve e të kushteve të punës, duke ngritur kapacitete të reja të prodhimit e duke rritur tregun për prodhimet e saj. Si kryetar dhe si Komunë, do të jemi afër bizneseve, duke ofruar mbështetje dhe lehtësi në ushtrimin e veprimtarive të tyre, ka thënë kryetari Latifi.

 

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …