Kryetari Latifi ka vizituar Bodrumin e verërave Ilyrian Vinery – “Biopak shpk”

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtor e ka vizituar Bodrumin e verërave Ilyrian Vinery – “Biopak shpk”, ku kanë pa nga afër grumbullimin e rrushit nga fermerët, si faza e parë e prodhimit të verës. Menaxheri Bejtullah Haxhimurati i njoftoi të pranishmit se kjo kompani tash ka të kontraktuar rreth 120 fermerë që rrushin e sjellin aty. Është mahnitëse se prodhimi i tyre vjetor, që mbërrin në 3 milionë litra, furnizon jo vetëm tregun e Kosovës, por eksportohet në Evropë dhe Shtetet të Bashkuara të Amerikës. Kryetari Latifi tha se ne i kemi konsideruar dhe do të vazhdojmë t’i shohim prodhuesit si shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik. Andaj, zotohem që edhe në të ardhmen prodhuesit rahovecianë do të kenë përkrahje të rregulltë dhe lehtësira që u ndihmojnë për të rritur kapacitetet e tyre.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …