leoni

Kryetari Latifi ka vizituar bujkun e vyeshëm Sahit Shala nga Krusha e Madhe

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka vizituar bujkun e vyeshëm, Sahit Shala nga Krusha e Madhe, i cili këtë vit po i punon rreth 7 hektarë tokë, 3 ha perime dhe 4 ha misër. Sipas Sahitit dhe shumë bujqve të tjerë, e nga ajo shihet me sytë, sivjet është verë e vështirë dhe e vonë. Përkundër kësaj, Sahiti dhe familja e tij, po ia dalin të punojnë shumë e të sigurojnë të ardhura për familjen nga puna e madhe dhe me djersën e ballit. Krusha e Madhe dhe komuna e Rahovecit, ka plot bujq që e bëjnë këtë punë të ndershme e fisnike. Kryetari Latifi tha se, komuna e Rahovecit do të vazhdojë të rrisë përkrahjen dhe lehtësirat për bujqit, por më shumë se asnjëherë tjetër, bujqit sa më shpejtë kanë nevojë dhe me të drejtë ata për një periudhë të gjatë po kërkojnë kompensimin e dëmeve të shumta nga reshjet e shumta, nga breshri, stuhitë dhe erërat. Vështirësitë atyre u shtohen edhe nga sëmundjet që i kanë prekur keq kulturat bujqësore, të mbjellat dhe prodhimet e gatshme për treg, prandaj po kërkojnë të rritet vlera financiare e subvencioneve dhe mos të vonohet ekzekutimi i pagesave direkte (subvencioneve) si dhe lehtësira të tjera, në mënyrë që të përballohen humbjet e këtij viti e të rritet vullneti dhe motivi i tyre për punë në të ardhmen. Bujqit, me të drejtë po kërkojnë shumë më shumë përkrahje nga Qeveria e Kosovës. Bujqit dhe bujqësia meritojnë një trajtim më të mirë, më dinjitoz dhe më të veçantë!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …