Në vazhdën e shumë vizitave te bujqit e bizneset, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka vizituar edhe bujkun Jeton Popaj nga Fortesa. Jetoni është përfitues i serrës, në sipërfaqe prej 50 ari, edhe pse ndërtimi i saj ka ndodhur me vonesë dhe ka ndikuar në mbjelljen me vonesë të kulturave bujqësore. Kryetari Latifi ka kërkuar nga MBPZHR-ja që të zbatojnë me kohë grantet, me qëllim që bujqit të kenë mundësi me kohë t’i mbjellin produktet e tyre. Ndryshe, është e rëndësishme të theksohet fakti, se sipërfaqet e mbuluara me serra po shtohen nga dita në ditë dhe ky është lajm i mirë.