leoni

Kryetari Latifi ka vizituar disa biznese në Xërxë dhe Fortesë

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, me bashkëpunëtorë ka qëndruar në Xërxë dhe Fortesë për të parë punën dhe vështirësitë me të cilat këto biznese po përballen. Në Zdrukthtaria & Plastika “RILINDI” – Fortesë, nga pronari Agron Fetoshi, kryetari Latifi u informua për veprimtarinë që ky biznes familjar ushtron tash e sa vite në përpunimin e drurit dhe prodhimeve cilësore nga ai. Nga aty kryetari Latifi vizitoi edhe kompaninë “LABI QERAMIKA”,- Xërxë me pronarë Labinot Kryeziu dhe kompaninë “TERMOTEKNIKA” me pronar Eqerem Kryeziu, për të parë funksionimin e tyre në këtë kohë. Është kënaqësi kur sheh nga afër punën e palodhshme që po bëjnë punëtorët e vyer të komunës së Rahovecit dhe kontributin e tyre të pashoq për ekonominë tonë! Tha kryetari Latifi pas këtyre vizitave.

Kontrolloni gjithashtu

Më 25 prill mbahet Tryezan Shkencore “Rëndësia e Organizimit të Luftës së UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut

Komuna e Rahovecit ka bërë publike agjendën e aktiviteteve për shënimin e 27-vjetorit të daljes …