Kryetari Latifi ka vizituar Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë

Në ditët e fundit të këtij viti kalendarik kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, është ftuar në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë për aktivitetin e tyre ku u paraqit Raporti i vitit 2019. Kryetari Latifi ne një postim të tij në facebook ka thënë: Gjatë këtij viti, duke u bazuar në kompetencat e mia si kryetar komune në një bashkëpunim të mirëfilltë me stacionin e policisë në Rahovec jemi përpjekur për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike dhe evitimin e të gjitha shkaqeve që çojnë në prishjen e rendit dhe sigurisë publike. Falë kësaj përpjekje kryetari Latifi u nderua nga Policia Rajonale e Gjakovës për bashkëpunim, i cili nuk do të na mungoj as në vitet tjera në vazhdim. Të gjithë ne duhet të bashkëpunojmë, duhet të ndërveprojmë, në atë formë që puna dhe suksesi të jenë fryt i një vullneti të përbashkët. Asnjë reformë e ndërmarrë, sado cilësore të jet ajo, nuk ka vlerë nëse nuk kuptohet, pranohet dhe zbatohet saktësisht nga të gjithë ne, për një vend më të sigurt dhe një mirëqenie sociale.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …