Kryetari Latifi ka vizituar fermerin blegtor Shefqet Sallahaj në fshatin Kaznik

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me Drejtorin e DBPZHR-së Berat Duraku dhe Drejtorin e Drejtorisë së Ekonomisë Artan Asllani, kanë vizituar fermerin blegtor Shefqet Sallahaj në fshatin Kaznik të Komunës së Rahovecit, i cili në fermën e tij posedon mbi 500 krerë bagëti të imëta (dhive) si dhe 60 krerë lopë. Me këtë rast kryetari Latifi ka thënë se, sektori i blegtorisë luan rol të rëndësishëm në ekonomitë tona familjare. Duke filluar nga prodhimi i produkteve primare e deri tek nënproduktet e tjera, blegtoria na siguron edhe të ardhurat e kënaqshme, e sidomos kur prodhimi vjen nga bagëtitë e imëta siç janë dhit. I diplomuar në fushën e Filozofisë dhe me provojë të gjatë si korrespodent i mediumit më të madh gjerman Der Spiegel, Shefqet Sallahaj është shembull më i mirë se si duhet zhvilluar vendi ynë.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …