Për nder të Festës së Bajramit të Madh, sot, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame të Kosovës në Rahovec, teqenë e Halvetive dhe teqenë e Rifaive në Rahovec. Me këtë rast, kryetari Latifi i ka uruar udhëheqësit fetarë, Efendi Shani Sylka, Shejh Besim Shehu dhe Shejh Mehdi Shehu, për këtë ditë të shënuar, që na bën bashkë të gjithëve dhe rrit solidaritetin mes qytetarëve.