Kryetari Latifi, ka vizituar njërën nga kantinat prodhuese më të mëdha të verërave dhe të rakisë, në Rahovec, “Bodrumi i Vjetër”

Kryetari i kominës së Rahovecit Smajl Latifi, ka vizituar njërën nga kantinat prodhuese më të mëdha të verërave dhe të rakisë, në Rahovec, “Bodrumi i Vjetër”. Ruzhdi Haxhijaha, me djemtë e tij Fidanin, Adnanin dhe Arditin, po e ruan me fanatizëm traditën e të parëve tanë në kultivimin dhe përpunimin e prodhimeve të rrushit. Edhe pse me kushte të vështira klimatike, që këtë vit po përballen fermerët tanë në ruajtjen e prodhimit të rrushit, kjo kompani gjigante jo vetëm që vazhdon të ruajë stabilitetin, por ka plane të mira dhe ambicioze për të avancuar në përpunimin e rrushit. Bodrumi i Vjetër, ka shënuar arritje të vazhdueshme me prodhimet cilësore dhe kulminante, të cilat na bëjnë krenarë, si komunë edhe shtetin. Prodhimet e Bodrumit të Vjetër kanë gjetur shtrirje kudo në tregun vendor dhe ndërkombëtar. Ndërkohë, befasi e mirë ishte se si djali i bacës Ruzhdi, Adnan Haxhijaha, tash e pesë vjet, po e menaxhon me shumë sukses firmën ndërtimore “Pixel Platform”, në qendër të Lublanës në Slloveni. Ruzhdi Haxhijaha dhe familjes së tij, kryetari Latifi i ka shprehur urimet më të mira, për suksese të reja, për mbarësi dhe për punën e mirë që ata po bëjnë!

Mund të jetë një imazh i silos

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …