leoni

Kryetari Latifi ka zhvilluar një takim pune me drejtorin Besnik Hoti dhe Komandantin e Stacionit Policor në Rahovec, Fazli Morina

Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me Nënkryetarin, Fatmir Iska, ka zhvilluar një takim pune me drejtorin e Inspektoratit Komunal, Besnik Hoti dhe Komandantin e Stacionit Policor në Rahovec, Fazli Morina, në kuadër të menaxhimit të situatës me Covid-19. Komandantit të Stacionit Policor në Rahovec, Fazli Morina ka informuar se situata e përgjithshme është e qetë, stafi policor po punon në ruajtjen e rendit dhe sigurisë, por edhe në bashkëpunim me QKMF-në dhe Inspektoratin Komunal po menaxhojnë situatën me Covid-19. Në këtë takim, kryetari Latifi i ka njoftuar anëtarët e Shtabit të Posaçëm Emergjent në Komunën e Rahovecit, për vendimet e fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për manualin e mbrojtjes nga Covid-19 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe urdhëresën e MTI-së për sektorin e gastronomisë, ku nga ana e Inspektoratit Komunal kërkova që të shtohen inspektimet në gjitha bizneset, gastronomitë dhe sektorë të tjerë, në mënyrë që të respektohen në përpikëri të gjitha rekomandimet e dala nga niveli qendror MPB, MSh dhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Përpjekja e madhe e përbashkët mund të na shkojë huq për shkak të pakujdesisë së mosrespektimit të tri rregullave themelore, të cilat duhet të jenë përditshmëri e jona edhe pa pandemi, e që nënkupton: mbajtjen e distancës fizike, mbajtjen e maskave dhe larjen e duarve me kujdes disa herë në ditë, për 20-30 sekonda, ka thënë kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …