Kryetari Latifi ka zhvilluar takim me familjet që jetojnë në Rr. “Vëllezërit Frashëri” në Rahovec

Kryetarit i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike, inxhinieri i kësaj drejtorie dhe inspektorët e komunës, zhvilloi takim të frytshëm me familjet që jetojnë në Rr. “Vëllezërit Frashëri” në Rahovec, me të cilët arritën marrëveshje për disa parcela private, për lejimin e ndërtimit të kanalizimit të ujërave të zeza në atë rrugë, ku janë mbi 16 shtëpi, e që ndërtimi do të bëhet me buxhetin e Komunës së Rahovecit. Falë bashkëpunimit të mirë me këto familje, u arrit kjo zgjidhje, që konsiderohet jetike për to. Kryetari Latifi e ka falënderuar secilin veç e veç për mirëkuptimin dhe i siguroj që punimet do të fillojnë që nesër!

 

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …