Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka zhvilluar takime të frytshme edhe këtë të enjte me qytetarë nga anë të ndryshme të komunës së Rahovecit. I falënderoj për vizitat si dhe për rolin e tyre aktiv për arritjen e përparimit dhe mirëqenies së përgjithshme. Vazhdojmë të qeverisim së bashku, duke mos lënë asnjërin prapa. Jemi të hapur për çdo ide, propozim e nismë pozitive, u ka thënë kryetari Latifi qytetarëve gjatë këtyre takimeve.