Kryetari Latifi ka zhvilluar një takim pune me Kryeshefin Ekzekutiv të AKK-së Avni Ahmeti

Me qëllim të diskutimit rreth fushave të interesit të përbashkët ku bashkëpunimi do të mund të konkretizohej dhe me qëllim të identifikimit të hapave konkret për bashkëpunim, Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi së bashku me drejtorin e kadastrës, Afrim Oruqi kanë zhvilluar një takim pune me Kryeshefin Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale te Kosoves,  Avni Ahmeti. Qeveria e Republikës së Kosovës ka nënshkruar marrëveshje me Bankën Botërore për projektin për pronë të paluajtshme dhe infrastrukturë gjeohapësinore (REGIP), i cili së fundi është ratifikuar nga parlamenti i Republikës së Kosovës. Agjencia Kadastrale e Kosovës si përfituese e këtij projekti ka filluar me aktivitete konkrete për implementimin e tij. Në kuadër të projektit REGIP njëra nga komponentat, Komponenta B – “Modernizimi i Kadastrit”, si aktivitet kryesor ka Rindërtimin e Informacioneve Kadastrale në rreth 100 Zona Kadastrale në të gjitha Komunat e Republikës së Kosovës, ku komuna e Rahovecit ka kërkuar rindërtimin e informacioneve për 6 Zona Kadastrale. Në takim, pos prezantimit të projektit të Bankës Botërore dhe aktiviteteve të ndërsjella, është diskutua edhe mbi të gjeturat e raportit të monitorimit të punëve kadastrale të kryera nga Zyrat Kadastrale Komunale, kompanitë e licencuara gjeodete dhe gjeodetët e licencuar. Në cilësinë e kryetarit të komunës, kryetari Latifi u zotua që do të trajtojmë të gjeturat me qëllim të eliminimit të parregullsive eventuale si dhe bashkë u dakorduan që takimet e tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen, qoftë në nivel të lartë e qoftë në nivel teknik, krejt me qëllim të avancimit të shërbimeve që u ofrohen qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …