leoni

Kryetari Latifi kërkon respektimin e udhëzimeve, rekomandimeve dhe masave për kufizimin e lëvizjes

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka njoftuar se ka pranuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse COVID-19 për Komunën e Rahovecit, si dhe anekset për intervalet kohore të lejimit të lëvizjes së qytetarëve, intervalet kohore të lejimit të lëvizjes së operatorëve ekonomik sipas listës NACE të ARBK-së, intervalet kohore të lëvizjes së institucioneve të Republikës së Kosovës dhe organizatave ndërkombëtare. Kryetari Latifi ju ka bërë thirrje qytetarëve që tu përmbahen udhëzimeve, rekomandimeve dhe masave për kufizimin e lëvizjes. Kemi obligim të gjithë së bashku që të mbrojmë shëndetin dhe jetën tonë nga rreziku i pandemisë COVID-19. Mirënjohje dhe falënderim për secilin prej jush, për bashkëpunimin tuaj deri të tanishëm si dhe respektimin e rekomandimeve nga profesionistët shëndetësor, ka thënë kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …