leoni

Kryetari Latifi kujton 27 Prillin – Ditën e të Zhdukurve me dhunë në Kosovë

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka kujtuar 27 Prillin – Ditën e të Zhdukurve me dhunë në Kosovë. Ai me këtë rast ka thënë:  Të zhdukurit me dhunë nga pushtuesi serb gjatë luftës, janë plaga jonë më e madhe që na përcjell në secilën ditë mbi dy dekada. Në ditën kur bota kujton personat e zhdukur, zemra jonë rrah me familjarët që presin të dashurit e tyre. Me ta do të jemi deri sa të zbardhet e vërteta dhe të vendoset drejtësia. Me këtë rast, sonte ishim bashkë me familjarë në Krushë të Madhe, ku bëmë homazhe dhe ndezëm qirinj. Thirrja për të zbardhur fatin e të pagjeturve, po përsëritet çdo vit, tash e 25 vjet: Ku janë të zhdukurit me dhunë dhe kur do të vihet drejtësia në vendin e vet?! Ne nuk i harrojmë!

Mund të jetë një imazh i 4 persona

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe zjarr

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …