Kryetari Latifi kujton të pagjeturit në ditën ndërkombëtare të të zhdukurve

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, në ditën ndërkombëtare të personave të zhdukur përmes një postimi në facebook i ka kujtuar të pagjeturit e luftës së fundit. Ai ndër të tjerrka ka thënë: Të zhdukurit e luftës janë plaga jonë më e madhe, që na përcjellë në secilën ditë, tash e më shumë se dy dekada. Në ditën kur bota kujton personat e zhdukur, zemra jonë rrah me familjarët që presin të dashurit e tyre. Me ta do të jemi derisa të zbardhet e vërteta dhe vendoset drejtësia. Motrat, vëllezërit e fëmijët tonë të pagjetur, nuk janë vetëm numra. Ata mbesin plagë e hapur për kombin, dhimbje që vazhdon edhe njëzet e dy vjet pas çlirimit. Ata nuk bënë ndonjë faj. Të vritesh, masakrohesh e të zhdukesh vetëm pse kërkon të jetosh i lirë në dheun e të parëve, jo vetëm se nuk është krim, përkundrazi, është një e drejtë themelore e paprekshme. 1.639 persona janë ende të zhdukur në Kosovë, 103 nga komuna e Rahovecit, e në mesin e tyre edhe profesori Ukshin Hoti. Është obligim i yni shtetëror që të punojmë përditë, pa u ndalur, që ta zbardhim fatin e tyre. Kosova nuk harron! Ka thënë kryetari Latifi në përkujtimin e ditës së të pa gjeturve.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …