leoni

Kryetari Latifi mbajti debat publik me banorë të fshatrave Dejnë, Ratkoc, Vrajakë dhe Bratotin

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi dhe stafi i tij kanë vazhduar cikin e debateve publike me qytetarë, duke u takuar me banorë të fshatrave Dejnë, Ratkoc, Vrajakë dhe Bratotin. “Jam këtu së bashku me stafin tim që të bisedojmë për kërkesat tuaja, kërkesa këto që ne më pastaj ti vendosim në prioritetet tona në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, i cili do të hartohet dhe miratohet në muajin shtator. Ju sugjerojë, që kërkesat dhe nevojat që i keni ju, ti adresoni nga Këshillat e fshatrave dhe në bashkëpunim të plotë me Qeverinë Komunale t’i vendosim prioritetet për secilin vendbanim”, u ka thënë Kryetari Latifi të pranishmëve në debat. Ndërsa, kryetarët e Këshillave të fshatrave Dejnë, Ratkoc, Vrajakë dhe Bratotin, kanë thënë se ne po i debatojmë disa nga kërkesat të cilët ne i kemi, por para se të përgatitet buxheti Komunal për vitin 2019, kërkesat tona ne do ti bëjmë edhe zyrtarisht tek Qeverisja Komunale të cilin ju e udhëheqin.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …