Kryetari Latifi, mbajti debatin e dytë publik me qytetarë për vitin 2020, raportoi për punën gjatë këtij viti

Në shtëpinë e kulturës “Mensur Zyberaj” në Rahovec, Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka mbajtur debatin e dytë publik me qytetarë, i cili u mbajt konform rregullave të IKSHPK-së, ku para tyre shpalosi punën dhe aktivitetet tjera që janë mbajtur gjatë periudhës janar-dhjetor 2020. Në fillim të debatit kryetari Latifi, përmes projektorit ka paraqitur punën e tij për periudhën janar-dhjetor 2020 dhe për projektet e realizuara gjatë kësaj periudhe raportuese dhe për projektet që janë planifikuar realizohen gjatë vitit 2021. Në debat të pranishëm ishin, këshillat e fshatrave dhe të qytetit përfaqësues të OJQ-ve dhe qytetarë të cilët pas përfundimit të raportimit të kryetarit, qytetarët patën mundësi të drejtojnë pyetjet e tyre lidhur me projektet që janë zhvilluar gjatë vitit që po e lëmë pas dhe projektet që do të zhvillohen gjatë 2021-tës. Përgjigjet në pyetjet dhe shqetësimet e bëra nga pjesëmarrësit në debat u ka dhënë përgjigje, kryetari i komunës, Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …