Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive. Mbledhjet e rregullta janë një mundësi e rëndësishme në ndarjen e informacioneve ndërmjet drejtorive, drejtorët adresuan çështje të rëndësishme dhe përcaktuan plane të ardhshme për zhvillimin e komunës së Rahovecit. Diskutimet u përqendruan në arritjet e javës së kaluar dhe në projektet që janë në plan për të përmirësuar shërbimet komunale dhe për të ndihmuar qytetarët. Ky lloj bashkëbisedimi promovon bashkëpunimin dhe ndërveprimin ndërmjet drejtorive, duke ndihmuar në koordinimin e përpjekjeve për të avancuar komunën në tërësi.