Kryetari Latifi, mbajti takimin e katërt me punonjës të administratës komunale, i përgëzon për angazhim e tyre në punë

Në sallën e kuvendit komunal të Rahovecit, kryetari i komunës, Smajl Latifi, në prani të nënkryetarit Fatmir Iska, drejtoreshës së Administratës Saranda Sallteku, ka mbajtur takimin e katër me punonjës të administratës për vitin 2019. Në fillim të takimit, kryetari Latifi i ka përgëzuar të gjithë punonjësit e administratës për punën që janë duke e bërë në shërbim ndaj të gjithë qytetarëve të komunës së Rahovecit. Siç tha kryetari Latifi me punën e tyre komuna po vlerësohet pozitivisht si nga OJQ-të, vendore gjithashtu edhe nga ato ndërkombëtare të cilat veprojnë në Kosovë. “Jemi këtu në takimin e katërt për vitin 2019 dhe se kjo praktik e takimeve me të gjithë punonjësit e administratës, do të jetë edhe gjatë vitit 2020. Përmes këtyre takimeve, ne kemi mundësi ti diskutojmë të gjitha gjerat që ju i shihni të nevojshme që ne ti diskutojmë. Dua të ju falënderoj secilit punonjës për angazhim që keni ndaj punës dhe si rezultat i angazhimit tuaj, ne si komunë jemi duke u vlerësuar pozitivisht nga OJQ-të vendore si dhe ato ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë. Nga ju kërkoj që angazhimi, serioziteti në punë të mos mungoj edhe gjatë vitit dhe sukseset për komunën e Rahovecit të jenë edhe më të mëdha gjatë vitit 2020”, ka thënë ndër të tjera kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …