leoni

Kryetari Latifi mbajti takimin e parë për vitin 2024  me punonjësit e administratës komunale të Rahovecit

Sot, në sallën e kuvendit komunal të komunës së Rahovecit , kryetari Latifi nën shoqërimin e nënkryetarit Iska, të drejtorit të administratës, Besnik Hotit dhe të drejtorëve të drejtorive komunale, mbajti takimin e parë të rregullt me punonjësit e administratës komunale. Fillimisht, falënderoi të gjithë punonjësit për angazhimet dhe bashkëpunimin në baza ditore, në përputhje me detyrimet e parapara me ligj. Theksoi edhe një herë rëndësinë e respektimit të orarit të punës dhe punonjësit të kenë përkushtim të parezervë në kryerjen e shërbimeve për qytetarë, duke ngritur gjithnjë e më shumë cilësinë e punës, për t’i bërë sa më të lehta dhe efikase shërbimet administrative. Më pas, për lansimin e sistemit të hyrje-daljeve në punë, u.d. udhëheqësi i Zyrës së Personelit, z. Agron Thaqi, shpjegoi funksionimin e këtij sistemi, si dhe iu dha sqarimet e nevojshme. Nga zyrtarët komunalë kërkoi angazhim maksimal për ta mbajtur Rahovecin sa më lart në transparencë, performancë komunale, investime publike dhe në realizimin e të hyrave.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …