Kryetari Latifi, mbajti takimin e parë publik me qytetarë për punën në gjashtëmujorin e vitit 2021

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, kryetari i komunës Smajl Latifi në prani edhe të nënkryetarit dhe drejtorët e drejtorive komunale ka mbajtur takimin e parë publik me qytetarë për punën në gjashtëmujorin e vitit 2021. Në fillim të takimit, Kryetari Latifi tha se jemi në këtë takim që të diskutojmë për punën e bërë përgjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2021, ju njoftoj se raporti për punën në gjashtëmujorin e vitit 2021 me të gjitha të dhënat është i publikuar në uebfaqe  dhe aty mund ti gjeni të gjitha të dhënat e detajshme për punën e bërë nga drejtorët e drejtorive komunale.

“Siç edhe mund të shihni përmes video projektorit, është përgatitur një dokument i cili ka të bëjë me informimin tuaj rreth aktiviteteve dhe projekteve në komunën e Rahovecit, në këtë dokument janë pasqyruar aktivitetet, punët dhe angazhimet e Kryetarit të Komunës dhe drejtorive Komunale të Komunës së Rahovecit, të cilat janë realizuar gjatë periudhës (janar- qershor) 2021 po ashtu janë prezantuar me fotografi të ndryshme edhe ecuritë e implementimit të projekteve kapitale në Komunën e Rahovecit. Sukseset tona të deritanishme nuk kanë qenë pa sfida dhe pa barriera, besojmë se suksesi ynë më i madh i përbashkët ka qenë tejkalimi i sfidave e barrierave në favor të qytetarit Rahovecas, me bashkëpunim të ndërsjellët, me mirëkuptim dhe punë të palodhur ne kemi arritur që në këtë periudhë që po e lëmë pas të realizojmë me sukses një sërë projektesh që janë jetike për të ardhmen e Komunës së Rahovecit, edhe përkundër situatës pas shfaqjes së pandemisë COVID-19. Jemi angazhuar fuqishëm që të arrijmë nivel më të lartë të transparencës komunale dhe në vazhdimësi jemi përkujdesur që praktikat më të avancuara demokratike, të aplikohen gjatë vendimmarrjes në Qeverinë Komunale”, ka thënë kryetari Latifi. Përgjigjet në pyetjet e qytetarëve të pranishëm në takim e që kryesisht kishin të bënin  me infrastrukturë, shërbime publike, arsim, kulturë shëndetësi dhe urbanizëm u kanë dhënë drejtorët e drejtorive komunale dhe kryetari i komunës Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …