leoni

Kryetari Latifi mbajti takimin e parë publik për punën në gjashtë mujorin e parë të vitit 2024

Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, sot, në praninë e shumë qytetarëve mbajti takimin e parë publik për punën në gjashtë (6) – mujorin e parë të vitit 2024, takim ky që obligohet nga Ligji për Vetëqeverisje Lokale dhe Udhëzimi Administrativ për Administratë të Hapur në Komuna. Kryetari Latifi paraqiti raportin e punës për 6-mujorin e parë, i cili përmban punën dhe angazhimin e të gjitha zyreve, të cilat funksionojnë në kuadër të Zyrës së Kryetarit, raportet e punës për 6-mujorin e parë 2024 të të gjitha drejtorive komunale, ku spikaten prioritetet, synimet, angazhimet dhe përpjekjet e Komunës së Rahovecit për mbarëvajtjen e proceseve, si dhe zhvillimin e projekteve të rëndësishme për qytetarët. Të pranishmit parashtruan pyetje dhe kërkesa të ndryshme për të cilat morën përgjigje dhe sqarime nga Kryetari Latifi.

May be an image of 17 people

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …