Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, nën shoqërimin e nënkryetarit Iska dhe kabinetit të tij, mbajti takimin e rregullt me drejtorët e drejtorive komunale. Mbledhja filloi me një minut heshtje në nderim të veprës së profesorit të respektuar, Dr. Sabahajdin Cena, pas ndarjes nga jeta ditë më parë. Me ç’rast, me vendim të kryetarit Latifi, sot me 16 janar 2023 (e hëna), në komunën e Rahovecit është shpallur ditë zie. Gjatë diskutimeve u raportua për punët e javës që shkoi dhe planet që priten të realizohen gjatë kësaj jave.