Kryetari Latifi mbajti takimin e tretë për vitin 2024 me punonjësit e Administratës komunale të Rahovecit

Sot, në sallën e Kuvendit Komunal, në prani të nënkryetarit Fatmir Iska, drejtorit për Administratë, Besnik Hoti dhe drejtorëve të tjerë, kryetari i Komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi mbajti takimin e tretë për këtë vit me punonjësit e administratës komunale.

Me këtë rast kryetari Latifi ka falënderuar punonjësit për angazhimin dhe bashkëpunimin e tyre të përditshëm, në përputhje me detyrimet ligjore, duke theksuar rëndësinë e përkushtimit në shërbimet ndaj qytetarëve dhe rritjen e cilësisë së punës për shërbime më efikase.

Kontrolloni gjithashtu

Filluan punimet për transformimin total të rrugës “Rexhep Luci”

Sot filluan punimet për transformimin total të rrugës “Rexhep Luci” në Prishtinë. Kjo rrugë do …