Kryetari Latifi mban debat me banorët e fshatrave Xërxe, Fortesë dhe Sopniq

Debatet me qytetarë, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi dhe stafi i tij i kanë vazhduar  me datë 6 Qershor me banorët e fshatrave Xërxe, Fortesë dhe Sopniq, me të cilët kanë biseduar për çështje konkrete për këto tri fshatra. “Ballafaqimin me Ju qytetarë e kuptoj si obligim timin dhe metodë punë jo vetëm për transparencë e llogaridhënie, por për t’i dhënë mundësi të tjerëve të thonë atë që mendojnë për të zgjedhurit, njëkohësisht të marrin pjesë aktivisht edhe qytetarët në çështje me interes për ta”, ka thënë Kryetari Latifi. Banorët e fshatrave në të cilën u mbajtën debatet, vërehej interesimi i shtuar i tyre për të ofruar propozime konkrete dhe për të bërë kritika e vërejtje konstruktive, kjo është dëshmi e shtrirjes së përgjegjësisë publike dhe nivelit demokratik të qeverisjes. Propozimet dhe idetë e dala nga këto debate, do të shqyrtohen me kujdes dhe pas analizave konkrete, mund të bëhen pjesë e planit qeverisës për vitin 2019. Ftohen qytetarët që të ofrojnë propozime të reja, duke i adresuar tek autoritetet lokale ose të bëhen pjesë e debatit përmbyllës në muajt në vazhdim. Debatet vazhdojnë sot me banor të fshatrave Opterushë, në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit”, në orën 17:30, në fshatin Zoqisht në shkollën fillore “Haki Stemilli, në orën 18:15, Retijë në shkollën fillore në orën 19:00.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …