Kryetari Latifi, mbanë konsultim publik me kryetarët dhe anëtarët e këshillave të lagjeve dhe fshatrave

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Rahovecit, kryetari i komunës, Smajl Latifi ka mbajtur konsultim publik me kryetarët dhe anëtarët e këshillave të lagjeve dhe fshatrave, diskutojnë për : Gjendjen dhe ndikimin që pati virusi COVID-19 në komunën e Rahovecit dhe Investimet publike në komunën e Rahovecit. Në hapje të konsultimit, kryetari Latifi ka falënderuar kryetarët dhe anëtarët e këshillave të lagjeve-fshatrave  për bashkëpunimin, koordinimin dhe komunikimin që kemi pasur nga fillimi i pandemisë COVID-19e deri më sot. “Sipas statistikave që kemi pranuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, në komunën e Rahovecit deri më sot janë të prekur 32, ndërsa 2 raste kanë vdekur si pasoj e infektimit me  COVID-19, ndërsa 4 raste janë aktive. Ndihmë të madhe në menaxhimin e pandemisë COVID-19, kanë dhënë Policia dhe Inspektorët, kurse mërgimtarët dhe bizneset kanë ndihmuar me shumë pako ushqimore e hixhenike, komuna ka ndarë 10 mijë euro por që ato mjete nuk ka pasur nevojë të përdoren dhe se në të ardhmen do të shohim se a do të ketë nevojë që ato mjete të përdorën”, ka thënë kryetari Latifi. Kryetarët dhe anëtarët e këshillave të fshatrave që ishin prezent në konsultim, e kanë falënderuar kryetarin Latifi, për mbështetje në menaxhimin e pandemisë COVID-19,, duke thënë se sa herë që kemi pasur nevojë për ndihmë na është ndihmuar. Për investimet publike në komunën e Rahovecit, kryetari Latifi ka thënë se si pasoj e pandemisë COVID-19, ka pasur edhe vonesa në realizimin e projekteve si ato infrastrukturore dhe projekte tjera, ju njoftoj se ne kemi përgatitur një informate rreth investimeve publike ne komunen e Rahovecit .

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …