Kryetari Latifi mbanë takimin e parë për këtë vit me punonjësit e Administratës

Në sallën e Kuvendit të Komunës së Rahovecit, kryetari Smajl Latifi, nën shoqërimin e nënkryetarit Iska, drejtorit të administratës, Besnik Hoti dhe drejtorëve të drejtorive përkatëse tjera, u mbajt takimi i parë me punëtorët e administratës komunale. Fillimisht, kryetari Latifi falënderoi të gjithë punonjësit për angazhimet dhe bashkëpunimet ditore në punë, në përputhje me detyrimet e parapara me ligj. Theksoi edhe një herë rëndësinë e respektimit të orarit të punës, punonjësit të kenë përkushtim të parezervë në kryerjen e shërbimeve për qytetarë, duke ngritur gjithnjë e më shumë kualitetin e punës, për t’i bërë sa më të lehta shërbimet administrative në favor të qytetarëve. Kryetari Latifi vlerësoi mbarëvajtjen e punës në komunë dhe kërkoi që disiplina të jetë më e madhe. Në fund, uroi të gjithë punonjësit dhe qytetarët për vit të suksesshëm, duke u dëshiruar të gjithëve shëndet dhe mbarësi.

May be an image of 4 people

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …