Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, nën shoqërimin e Nënkryetarit Fatmir Iska dhe kabinetit të tij, mbajti takimin e rregullt me drejtorët e drejtorive komunale.
Mbledhja filloi me diskutime rreth çështjeve me rëndësi për banorët e Komunës së Rahovecit.
Si zakonisht gjatë diskutimeve, secila drejtori veç e veç raportoi për punët e javës që shkoi dhe planet që priten të realizohen gjatë kësaj jave.