Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, në shoqërimin e nënkryetarit Iska dhe kabinetit të tij, mbajti takimin e rregullt me drejtorët e drejtorive komunale. U raportua për aktivitetet javore dhe ato që planifikohen të zhvillohen më tej gjatë kësaj jave. Janë paraparë të mbahen aktivitete për nderë të festave të Nëntorit, përgatitja e raporteve vjetore, planifikimi i takimit të dytë publik si dhe aktivitete tjera të cilat ndërlidhen me përfundimin e vitit kalendarik dhe fiskal.