Kryetari Latifi me bashkëpunëtor ka marrë pjesë në konferencën përfundimtare të Projekti “ECO-ROUTES”  

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me nënkryetarin, z. Fatmir Iska e z. Rrahman Krasniqi – koordinator dhe partnerët nga Bashkia e Kukësit, morën pjesë në konferencën përfundimtare të projektit “Rrugët e Eko-Turizmit në Zonën Ndërkufitare për Promovimin e Turizmit Alternativ (ECO-ROUTES)”, në Shishtavec të Kukësit. Ky projekt kishte për qëllim të kontribuojë në promovimin e rritjes së zhvillimit të qëndrueshëm dhe atraktiviteteve të zonave Rahovec dhe Kukës, në mënyrë që të shfrytëzohen më mirë potencialet e tyre turistike, dhe të zhvillohet bashkëpunimi ndërkufitar, duke promovuar rrugët e eko-turizmit në të dyja zonat si korridore natyrore dhe kulturore. Projekti “ECO-ROUTES” është pjesë e programit “IPA II – Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar Shqipëri – Kosovë 2014 – 2020”, i financuar dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian dhe i zbatuar nga Komuna e Rahovecit, në partneritet me Bashkinë e Kukësit në Shqipëri, Shoqata për Pastërti dhe Ambient të Kosovës “PAMKOS”, nga Kosova dhe Instituti i Kërkimeve Urbane – “URI”, nga Shqipëria.

 

 

 

May be an image of 7 people, people climbing and trampoline

Pamje nga projekti ndërkufitar me Bashkinë e Kukësit: “Rrugët e Eko-Turizmit në Zonën Ndërkufitare për Promovimin e Turizmit Alternativ (EKO-ROUTES)”, ku përfshihen:

Murale të pikturuara në hyrje të qytetit, me motive të Rahovecit;

Instalimi i mureve të ngjitjes me disa nivele të vështirësisë;

dërtimi i shtëpive në pemë, në afërsi të Urës së Fshajt.

Identifikimi i më shumë se 20 kilometra shtigje të reja për ngjitje (hiking), të shenjëzuara dhe të digjitalizuara;

Përmirësimi i guidës turistike të Rahovecit.

Klikoni ne linkun me poshtë për të parë pamjet nga aktiviteti i sotëm

https://www.facebook.com/SmajlLatifi50/videos/7756052574470755/

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Në Deçan u mbajt mbledhja e rregullt e KKSB- së

Në Deçan u mbajt mbledhja e rregullt e KKSB- së, mbledhjen e kryesoi, z. Izet …