leoni

Kryetari Latifi me bashkëpunëtor kanë bërë Homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Krushë të Madhe

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë, këshilltarë dhe qytetarë nga komuna e Rahovecit kanë bërë homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Krushë të Madhe, me rastin e përkujtimit të gjenocidit serb ndaj shqiptarëve të Kosovës. Kryetari Latifi me këtë rast ka thënë se: Ky gjenocid është provë e qartë që shteti serb, në krye me udhëheqësit e tij politik e shtetëror ishin kryekëput ndërmarrje e organizuar kriminale e planifikuar e cila shkaktoi tragjedi dhe la vrragë të tmerrshme krimi anë e kënd Kosovës. Njëra ndër masakrat dhe krimet më makabre, gjithsesi mbetet masakra e Reçakut, e cila tmerroi edhe bashkësinë ndërkombëtare dhe është dëshmia më e qartë e sulmeve të egra e veprave monstruoze të pushtuesit shovinist serb. Si udhëheqës, por, parasëgjithash si një pjesëmarrës aktiv në këtë dhimbje të përbashkët, bëj thirrje dhe kërkoj me ngulm që Kosova dhe bashkësia ndërkombëtare të merren seriozisht me kryesit e këtyre masakrave të tmerrshme dhe barbare, të përgjigjen para drejtësisë vendore e ndërkombëtare e ta marrin dënimin e merituar. Ne nuk e harrojmë të kaluarën! Ne nuk e falim krimin! Ka thënë kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …