Kryetari Latifi me bashkëpunëtor, kanë bërë nderimet para varreve të heronjve në Gllogjan të Deçanit, në 24-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtor, kanë bërë nderimet para varreve të heronjve në Gllogjan të Deçanit, në 24-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit, një prej ngjarjeve më frymëzuese të luftës për liri. Kryetari Latifi tha se, Kjo datë ishte pikënisje për lirinë edhe sepse aleatët e NATO-s, në krye me SHBA-në, nisën bombardimin e caqeve serbe. Epopeja e Dukagjinit shënon një prej kthesave më të rëndësishme në luftën heroike të UÇK-së për çlirim. Më 24 mars 1998, Familja Haradinaj, bashkë me trimat e Dukagjinit, thyen prangat e robërisë dhe ia kthyen pushkën pushtuesit. Flaka e baroti i lirisë, që buçiste fuqishëm dhe paralajmëronte lirinë, e tmerroi armikun, duke i shkaktuar humbje të panumërta dhe zmbrapsje të menjëhershme nga Gllogjani dhe Kulla e Haradinajve. Beteja e përgjakshme e Gllogjanit u bë inspirim për aksionet e shumta që do t’i organizonte UÇK-ja kundër armatës serbe gjithandej Kosovës. Fitorja e trimave të Dukagjinit, jehonte përmes këngëve kudo ku gjëmonte pushka e UÇK-së. Rezistenca stoike e Haradinajve, në atë 24 mars, dëshmoi se lufta për liri do të mundte çfarëdo force ushtarake, çfarëdo regjimi shtypës dhe çfarëdo diktatori të egër, siç ishte krimineli i luftës Slobodan Millosheviq. Ndonëse të pabarabartë përballë një makinerie moderne ushtarake, trimat e Dukagjinit fituan sepse po luftonin për të drejtën e tyre, për tokën e tyre, për vendlindjen e kombin e tyre. Ata fituan sepse qenë ta gatshëm të vdesin përpara kërrusjes së kurrizit dhe jetës nën robëri. Lavdi e përjetshme veprës së dëshmorëve të rënë në betejën e Gllogjanit, me 24 mars 1998, Himë Haradinaj, Agron Mehmetaj dhe Gazmend Mehmetaj! Lavdi dëshmorëve të kombit!

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …